PUSHIME ME SHOQËRINË/ Jennifer Aniston mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mirë të mundshme – AlpeGossip
PUSHIME ME SHOQËRINË/ Jennifer Aniston mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mirë të mundshme

PUSHIME ME SHOQËRINË/ Jennifer Aniston mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mirë të mundshme

Jennifer Aniston ka vendosur t’i kalojë pushimet e festave të fundvitit në një vend të mbuluar me dëborë.

Ajo ka zgjedhur të pushojë në vendin e quajtur Jackson Hole bashkë me grupin e saj shoqëror.

Jennifer ka arritur vetëm disa ditë pas Krishtlindjeve bashkë me Jimmy Kimmel, Sandra Bulock, Jason Bateman dhe disa personazhe të tjerë të afërt me të.

Sipas burimeve, Jennifer ka qenë shumë e lumtur duke bërë ski gjatë ditës dhe duke festuar gjatë natës.

Fatkeqësisht këto pushime të merituara do marrin fund shpejt për të, pasi ajo do kthehet në ekran bashkë me aktoren Reese Witherspoon.