Roza Lati preket në emision: Nuk do bëj dasmë, arsyeja është babai sepse kur pashë… – AlpeGossip
Roza Lati preket në emision: Nuk do bëj dasmë, arsyeja është babai sepse kur pashë…

Roza Lati preket në emision: Nuk do bëj dasmë, arsyeja është babai sepse kur pashë…

Ndonëse për shumë vajza thuhet se ditën më të bukur të tyre kanë dasmën, për Rozën nuk ndodh kështu. E ftuar sot në “Thumb”, moderatorja shumë e dashur nga publiku u shpreh se e shikon më të arsyeshme që me paratë që shpenzohen për një dasmë të shkojë me pushime me bashkëshortin e ardhshëm.

Por nuk është kjo e vetmja arsye. Kur në ekran iu shfaq një video e postuar nga ajo pak ditë më parë ku shfaqet një baba që sheh të bijën nuse, Roza u prek dhe kujtoi babain e saj.

“Ja dhe një arsye tjetër pse nuk dua të martohem. Ajo video më theksoi mungesën e babit. Pashë ata baballarët që përloteshin kur shikonin vajzat e tyre dhe u ndjeva pak keq”, u shpreh Roza.