DUHET TA KENI PATJETËR/ Ky aksesor flokësh po bën NAMIN! – AlpeGossip
DUHET TA KENI PATJETËR/ Ky aksesor flokësh po bën NAMIN!

DUHET TA KENI PATJETËR/ Ky aksesor flokësh po bën NAMIN!

Përveç xixave, shkëlqimit dhe frudave ka diçka tjetër që duhet t’i shtoni pamjes suaj festive. Bëhet fjalë për këtë fjongo që ka fuqinë t’i transformojë flokët dhe t’i bëjë të gjithë të kthejnë sytë nga ju.

Fjongoja vjen në qindra opsione! Kadife, e mëndafshtë, me gura, apo klasike dhe nuk është nevoja të mendoheni dy herë para se ta vendosni. S’ka rëndësi nëse vishni xhinse, fustane apo hoodie. Një fjongo e tillë përshtatet lehtësisht me çdo lloj stili.

Sa më i madh, aq më mirë. Fjongoja e zezë në këtë madhësi duket thjesht chic!  Mund ta kombinoni me një fustan prej mëndafshi që rri derdhur në trup.

Vajzat, e kanë thuajse të pamundur t’i heqin sytë nga kjo fjongo rozë vogëlushesh.

Lino. Material i sigurtë, flokë elegantë!

Sateni në këtë ngjyrë është thjesht mrekulli.

Nëse doni diçka minimaliste, zgjidhni këtë.