“MISS E MBIJETUARA E HOLOKAUSTIT”/ Çmimin në garën vjetore e fiton një 93 vjeçare – AlpeGossip
“MISS E MBIJETUARA E HOLOKAUSTIT”/ Çmimin në garën vjetore e fiton një 93 vjeçare

“MISS E MBIJETUARA E HOLOKAUSTIT”/ Çmimin në garën vjetore e fiton një 93 vjeçare

Tova Ringer, 93-vjeçarja e cila mbijetoi në kampin e përqëndrimit të Aushvicit, në Poloninë e pushtuar nga nazistët, është kurorëzuar Miss E Mbijetuara e Holokaustit.

Ringer, e lindur në Poloni, u transferua në Aushvic kur ishte vetëm 14 vjeçe, raporton ata.

Ajo kaloi tre vjet duke punuar 12 orë.

Ringer u zgjodh nga 12 garueset për garën vjetore të dielën e kaluar.

“Falë mbijetuesve të Holokaustit, ne kemi shtetin e Izraelit dhe ne duhet ta mbrojmë atë për të nderuar më shumë”, tha Ringer.

”Disa mendojnë se të mbijetuarit e Holokaustit nuk janë normalë dhe po ekzagjerojnë me përshkrimet e tyre për atë që ishte, por ishte vërtet shumë e rëndë”, shtoi ajo.

Prindërit e Ringerit, gjyshërit dhe disa vëllezër e motra u vranë në kampin e përqendrimit në Aushvic.

Ringer ka në pronësi një dyqan bizhuterish në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Ajo ecën të paktën dy kilometra në ditë dhe ka dy djem dhe 11 stërnipër.