A KA NJË DASHURI JASHTË “BIG BROTHER VIP”? Ja çfarë mendojnë banorët për Granitin – AlpeGossip
A KA NJË DASHURI JASHTË “BIG BROTHER VIP”? Ja çfarë mendojnë banorët për Granitin

A KA NJË DASHURI JASHTË “BIG BROTHER VIP”? Ja çfarë mendojnë banorët për Granitin

Mirëpo, stepja e Granitit, i ka bërë të gjithë të pyesin veten se cili mund të jetë shkaku i vërtetë. Mbrëmjen e djeshme, Fifi, Sabiani dhe Ilir Shaqiri, po diskutonin të tre në dhomën e gjumit për sjelljen e Canës kundrejt këngëtares. Iliri listoi disa gjëra që sipas tij nuk e pengojnë për të nisur një lidhje. Për këtë arsye, ai ngriti dyshimin se arsyeja e vetme që mund ta stepë konkurrentin është pasja e një marrëdhënieje jashtë shtëpisë.

“Gjithë të mirat i ka, në shtëpi është, hau-hiu gjithë ditën, pishinë, diell, këngë, femrën që don e ka, ça i mungon, asgjë! Prandaj nuk është se nga ana psikologjike, ka probleme. I palidhur është…

Të kishte qenë se kishte pas një lidhje jashtë, është gjë tjetër, se mund të krijohej gjëja se kam fiksimin mos po prish diçka atje. Se unë jetën private të atij nuk e di, por do e analizojmë këtë gjë. Unë do ia hedh edhe një herë këtë muhabet. Do ia rrotulloj”,- tha Iliri.

Gjithashtu, Fifi ka shprehur hapur dëshirën për ta puthur në buzë Granitin. Gjatë bisedës ajo pyeti dy banorët e tjerë se ku mund të afrohej me ish-futbollistin dhe ta puthte, pa u vënë re nga të tjerët.

Iliri i sugjeroi ambientin që ndodhet midis dhomës së ndenjes dhe dhomës së rrëfimit, sepse besonte që aty nuk kishte kamera. Megjithatë rezultoi e kundërta, sepse Fifi tha se e zbuloi dje që edhe ajo zonë survejohej nga kamerat.

Mbrëmjen e së mërkurës, Fifi iu drejtua Granitit me fjalët “Vdiqa të përqafoj”, ndërsa ai i tha se dëshironte ta puthte, por për të ndërmarrë këtë hap duhet të kenë durim. Më pas, ata mbajtën shtrënguar duart e njëri-tjetrit dhe i zuri gjumi.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Je shumë i mirë

Graniti: Edhe ti.

Fifi: Ti je më i mirë se unë.

Graniti: Jo, je edhe më e kujdesshme.

Fifi: Vdiqa të përqafoj.

Graniti: Edhe unë ty me të puth. Duhet të kemi durimi, është çelësi xhenetit. (Fifi qesh)

Graniti: Mos qesh, kështu është.