Zbuloni shtatë ide si të ricikloni shishet plastike – AlpeGossip
Zbuloni shtatë ide si të ricikloni shishet plastike

Zbuloni shtatë ide si të ricikloni shishet plastike

Ja disa ide se çfarë mund të krijoni me shishet plastike
Shishet plastike janë shumë të përdorshme në jetën e përditshme. Në vend që ti hidhni ato mësoni si ti përdorni për gjëra të tjera në shtëpi në mënyrë që të thjeshtoni jetën tuaj.

1-Krijoni një mbajtëse për telefonin gjatë karikimit. Merrni një shishe shampo dhe priteni në forme xhepi në mënyrë që të vendosni telefonin tuaj kur është në karikim.

2-Merrni tapat e shisheve dhe përdorini për të mbyllur qeset e ushqimeve. Në këtë mënyrë ato nuk do të derdhen më.

3-Krijoni një shportë mbajtëse. Merrni një shishe plastike 5l dhe prajeni në formë koshi. Vendosini dy litarë si doreza dhe mund të fusni gjëra të ndryshme.

4-Krijoni kuti mbajtëse për lapsat apo makeup-in tuaj.


Priteni shishen plastike sipas një forme që pëlqeni dhe më pas ngjyroseni për ta bërë atë më interesante.

5-Krijoi një vazo lulesh. Priteni një shishe përgjysmë dhe më pas tek tapa ngjisni një disk të vjetër për të krijuar bazën e qëndrimit. Ngjyroseni atë sipas dëshirës, mbusheni me dhe, dhe mbillni një lule.

6-Përdoreni për të ndarë të verdhën e vezës nga e bardha.

7-Krijoni një lopatë nga një bidon plastik. Këtë mund ta përdorni në baçe apo mbjelljen e luleve.