NOSTALGJIK/ Adi Krasta zbulon foton e rrallë në krah të Miss-it të parë shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
NOSTALGJIK/ Adi Krasta zbulon foton e rrallë në krah të Miss-it të parë shqiptar (FOTO)

NOSTALGJIK/ Adi Krasta zbulon foton e rrallë në krah të Miss-it të parë shqiptar (FOTO)

 

Për të gjithë ithtarët e ekranit, ai mbetet një nga prezantuesit e rrallë të televizioneve shqiptare. I pakonkurueshëm në sërën e tij, Adi Krasta cilësohet si simbol i elokuencës mediatike dhe një nga figurat elitë që me profesionalizmin e tij ka bërë për vetë admirues të shumtë ndër vite.

Por, veçmas karrierës dhe angazhimeve të momentit, siç duket asgjë nuk e pengon Adin që të bëhet nostalgjik, dhe të nxjerr nga sënduku i vjetër i kujtimeve një nga fotot më domethënëse në arkivën e momenteve të fiksuara në celuloidin e çasteve të vyera në televizion.

E kush nuk e mban mend emisionin “12 vallëzime pa një të shtunë”, ku prezantuesi sfidues asokohe, por edhe sot për vet llojin e formateve televizive që ka zgjedhur të moderojë ndër vite, shfaqej në drejtimin e një spektakli kërcimi, me personazhe të njohur, e jo vetëm. Ndonëse, kanë kaluar dekada, asgjë nuk e ç’bën kujtimin për një nga kohët më të arta profesionale për moderatorin e njohur. Ai ka postuar së fundmi në instagram, një foto ku shfaqet në krahë të ish-Miss Fotozhenisë së parë, e dalë kjo nga një konkurs bukurie, ndërsa Adi shkruan në dixhiturën e fotos: “12 vallëzime…” me Valbona Çobën.

 

“12 Vallezime…” me Valbona Coben🤓

A post shared by Adi Krasta (@adi_krasta) on