DHUNOI NJË PERSON NË GJILAN/ Gjykata merr vendimin për Feron – AlpeGossip
DHUNOI NJË PERSON NË GJILAN/ Gjykata merr vendimin për Feron

DHUNOI NJË PERSON NË GJILAN/ Gjykata merr vendimin për Feron

Pak ditë më parë Fero u arrestua nga policia. Në rrjet qarkulluan video ku reperi shihej duke grushtuar një person në Gjilan.

Dhunoi një person në Gjilan, Gjykata merr vendimin për Feron

Ditën e sotme Fero ka dalë para Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila ka vendosur që ai të qëndrojë një muaj në paraburgim nën akuzën “sulmi”.

Dhunoi një person në Gjilan, Gjykata merr vendimin për Feron

Njoftimi i plotë nga gjykata:

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VË Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”.

Burimi: Panorama Plus