HOROSKOPI, 14 GUSHT/ Kujdes! Kjo shenjë do të ketë probleme me… – AlpeGossip
HOROSKOPI, 14 GUSHT/ Kujdes! Kjo shenjë do të ketë probleme me…

HOROSKOPI, 14 GUSHT/ Kujdes! Kjo shenjë do të ketë probleme me…

AlpeNews.al sjell për të gjithë lexuesit horoskopin ditor të së mërkurë datë 14 Gusht 2019, përshtatur nga “Daily Horoscope”.

Dashi

Një frikë dhe shqetësim që po kaloni në këto momente mund të jetë duke ju marrë shumë kohë dhe energji. Por ajo frikë, mund të jetë e bazuar në disa eksperienca të mëparshme. Edhe pse ky shqetësim mund të jetë i ngjashëm me një vendim qe keni marrë shumë  kohë më pare, rrethanat tuaja tani janë tepër të ndryshme. Ju keni evoluar deri në atë pikë ku mund ta kaloni këtë problem me shumë sukses. Lejojani vetes këtë moment dhe shijojeni. Mos u frikësoni duke menduar për më të keqen.

Demi

Një nga leksionet më të vështira në jetë ka të bëjë me faktin se duhet të mësoni ta doni dikë me të gjitha të metat që ka. Mund t’ju ndihmojë të dini se të gjithë kemi të meta, por ka disa njerëz që e bëjnë më të vështirë këtë sfidë. Nëse në këtë moment nuk jeni i afërt me dikë që doni vetëm prej të metave të tij, tëher Dem, duhet të fillosh të fokusosh më tepër në karakteristikat e mira që ai person mbart dhe në pozitivitetin që ai person sjell në jetën tënde. Kjo do t’jua bëjë më të lehtë ti pranoni siç janë.

Binjakët

Nuk ka rëndësi sa shumë përpiqesh, sot do të jetë shumëe vështirë për ty që të mund të jesh i qeshur. Diçka mund të jetë duke të të bezdisur, por ti nuk mund të bësh dot asgjë për atë problem sepse nuk është diçka që të përket ty. Kur përballesh me diçka të tillë, për të cilën nuk mund të bësh asgjë, të qëndrosh i mërzitur është një humbje kohe. Në këto raste duhet të përpiqesh që të gjithë energjinë ta përdorësh në diçka që ka një efekt pozitiv tek ti.

Gaforrja

Një ngjarje që sapo ka ndodhur në jetën tuaj mund të jetë duke shkaktuar që dikush të jetë duke ju shmangur. Edhe nëse është diçka që personi tjetër e ka bërë me qëllim ose jo, ju duhet të tregoheni më të pjekur dhe ta lini të kalojë. Të gjithë mund të mendojnë në një moment se diçka është për të qeshur dhe më pas të kuptojnë se ishte një gabim. Kështuqë përpiquni ti bëni ata njerëz të mos ndihen aq keq për një pakujdesi të pa menduar mirë.

Luani

Kur mëndja, trupi dhe shpirti yt janë në balancën e duhur, ti je shumë larg ndjesisë së frikës dhe dyshimit. Kur nuk je në harmoni me veten tënde dhe me atë çfarë të rrethon, ti lejon një energji të keqe të të pushtojë. Është shumë e rëndësishme të punosh me veten tënde në mënyrë që të gjesh se çfarë të bën të lumtur dhe pozitiv. Merru me këtë gjë.

Virgjëresha

Kur në të ardhmen të të vijë dicka shumë  e mirë mos u ndje sikur nuk e meriton. Mos e vrit mëndjen duke menduar se çfarë mund të kishe bërë për ta merituar këtë gjë. Universi e di, dhe kjo duhet të jetë mjaftueshëm. Nëse ti nuk e pranon këtë dhuratë me mirënjohjen dhe pozitivitetin e duhur, kjo është e vetmja gjë që mund të të bëjë të ndihesh sikur nuk e meriton atë çfarë more. Thjesht ji mirnjohës dhe bëj më të mirën tënde.

Peshorja

Je aq i shqetësuar për një mundësi të re që do të marrësh saqë akoma nuk ke nisur të hedhësh hapin e parë. Ndihesh i frikësuar se nuk do mund të bësh më të mirën tënde dhe kjo të shtyn ta largosh këtë mundësi nga duart e tua. Por dështimet e vërteta në jetë, janë vetëm ato që kanë mbetur pengje. Ki kurajo.  Sa më shumë provon, aq më të lehtë do e kesh të mësohesh me këto mundësi. Thjeht fakti që do të marrësh mundimi të bësh më të mirën tënde, të bën të jesh i vlerësuar në sytë e të gjithë njerëzve, mendimi i të cilëve të intereson.

Akrepi

Duhet të jesh i kujdesshëm sepse mund të të duhet të diskutosh disa çështje të rëndësishme që mund të jenë të ngarkuara me shumë peshë emocionale. Nëse nxitohesh dhe thua diçka pa e menduar mirë, mund të pendohesh. Merr pak kohë të sqarosh mendimet e tua dhe më pas perfshiu në diskutim.

Shigjetari

Kompromisi mund të jetë shumë  vështirë nëse kërkon perfeksion. Të përqëndrohesh në çdo detaj do të thotë që ti nuk lë vend në mendjen tënde për diçka ndryshe, diçka që mund të jetë edhe më e mirë. Mund të të duhet të bësh një kompromis me veten sot. Lëri idetë e vjetra pas, dhe nis të përdorësh imagjinatën. Mo ski frikë nga ndryshimet

Bricjapi

Nëse çdo vit viziton të njejtin vend mund të përfundosh duke humbur gjëra të tjera akoma më të bukura. Edhe pse ajo çfarë ti ke qejf është e bukur dhe e mrekullueshme, mund të ketë diçka akoma më të madhe se aq që tip o e humbet sepse nuk po merr mundimin ta vizitosh. Ke ngecur në rutinn tënde, por duhet të fillosh të dalësh jashtë kontureve.

Ujori

Nëse fillon të lexosh çfarë të gjithë thonë me siguri do të fillosh të mendosh se bota është në një situatë vërtet të keqe këto kohe.Bazuar në çfarë mund të dëgjosh nëpër media mund të krijosh idenë që të gjithë e urrejnë njëri-tjëtrin, sepse kjo shkruhet nëpër tituj. Mos harroni që skandalet i përbëjnë titujt, dhe titujt janë ato çfarë shiten. Ka dhe shumë tëmia në botë, njerëz që janë të gatshëm të ndihmojnë dhe të bëjnë një ndryshim për pozitivisht.Nëse ndihesh pessimist dhei mërzitur, ktheje këtë ndjenjë në të kundërtën, në dicka optimiste dhe positive. Ti mund të jesh ndryshimi që kërkon nga bota.

Peshqit

Disa vendime që ke marrë kohët e fundit mund të jenë gjykuar tepër ashpër nga të tjerët. Të gjithë po vënë në dukje vetëm gabimet që pati vendimi yt. Por ajo çfarë ata nuk dinë është sevendimi që more ishte i vetmi opsion që mund të zgjidhje të bëje. Mos u vendos poshtë nga opinionet e të tjerëve. Besoji vetes dhe mendo që bëre atë çfarë ishte më mirë për kohën.

/AlpeNews.al