“PAK E EKZAGJERUAR PËR SHTËPI”/ Kelvi Kadilli e kritikon për veshjen, i kthehet Aulona Musta (FOTO) – AlpeGossip
“PAK E EKZAGJERUAR PËR SHTËPI”/ Kelvi Kadilli e kritikon për veshjen, i kthehet Aulona Musta (FOTO)

“PAK E EKZAGJERUAR PËR SHTËPI”/ Kelvi Kadilli e kritikon për veshjen, i kthehet Aulona Musta (FOTO)

Moderatorja Aulona Musta e ka shfrytëzuar qëndrimin në shtëpi për t’ju përkushtuar edhe më shumë ushtrimeve fizike. Gjatë kësaj kohe Aulona ka postuar vazhdimisht video e këshilla për vajzat duke i inkurajuar të bëjnë ushtrime. Ndërsa vetë moderatorja ka arritur të jetë në super formë e ku më mirë se në foton e fundit e ka shfaqur këtë.

Me minifund lëkure të kuq, bluzë të shkurtër dhe taka, Aulona ka pozuar nga shtëpia. Mes komenteve të shumta, dallon ai i moderatorit Kelvi Kadilli i cili shkruan se Aulona e ka ekzagjeruar pak.

“Pak e ekzagjeruar per shpi do thoja. Gjithsesi ti e di vete”, komenton Kelvi.

“Zemer ma bej hallall a te keqen! Se ti e di qe s’du me prish qejf”, ia kthen Aulona.

Në një koment të dytë, Kelvi tregon se kjo ishte thjesht shaka mes miqsh.