“ASGJË S’ËSHTË RASTËSI”/ Jonida dhe Romeo nuk ndahen nga njëri-tjetri as në karantinë (VIDEO) – AlpeGossip
“ASGJË S’ËSHTË RASTËSI”/ Jonida dhe Romeo nuk ndahen nga njëri-tjetri as në karantinë (VIDEO)

“ASGJË S’ËSHTË RASTËSI”/ Jonida dhe Romeo nuk ndahen nga njëri-tjetri as në karantinë (VIDEO)

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku vitin e kaluar, lidhja e të cilëve ishte çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave. Në fillim të këtij viti, Jonida pranoi publikisht ndarjen nga aktori e më pas edhe Romeo e konfirmoi.

Mirëpo edhe pse të ndarë, një vendim i njëjtë i ka bërë bashkë dyshen sepse si Jonida, edhe Romeo kanë vendosur të ndryshojnë pamjen.

Jonida Maliqi postoi një video ku tregonte modelin e ri të flokëve, të shkurta e me baluke, një model që i shkonte shumë.

Ndërsa Romeo guxoi duke u qethur vetë. “Asgjë nuk është rastësi”, shkruan aktori krah videos.