Pas SUPER SHERRIT të Muç Nanos, DigitAlb përjashton Ilda Bejlerin: Debati i veshjes është me ne… – AlpeGossip
Pas SUPER SHERRIT të Muç Nanos, DigitAlb përjashton Ilda Bejlerin: Debati i veshjes është me ne…

Pas SUPER SHERRIT të Muç Nanos, DigitAlb përjashton Ilda Bejlerin: Debati i veshjes është me ne…

Prej disa ditësh debati mes moderatores Ilda Bejleri dhe gazetarit Mustafa Nano lidhur me veshjen e vajzave të ekranit në daljet televizive ka qenë një temë e nxehtë. Sonte DigitAlb ka vendosur të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me këtë temë. Në deklaratën e cila është bërë publike në emisionin “Top Show Magazine” në Top Channel, Digitalb ka treguar se ky është një debat i ngritur gabimisht dhe nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, gazetarinë, regjinë e transmetimit apo edhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni përgjegjësia është e medias përkatëse dhe debati e kritikat i duhen drejtuar drejtë saj.

 

Më poshtë deklarata e plotë e DigitAlb:

Së pari

Ai është një debat i ngritur gabimisht mes një jo profesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhet të ishte një debat mes një profesionisti dhe një televizioni. Nëse ka diçka për tu kritikuar në veshjen, sjelljen, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit apo edhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni përgjegjësia është e medias përkatëse dhe debati e kritikat duhen drejtuar drejtë saj. Televizioni par ata që janë profesionistë të fushës është puna e një grupi njerzish ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti

Per rastin konkret, moderatorja e sulmuar znjsh. Ilda Bejleri, është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive ajo i sjell të treja këto cilësi në ekran, sepse të treja janë pjesë e punës dhe e personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjeshtë dëshirë për protagonizëm duke nxjerrë atë element jashtë së tërës.

Së treti

DigitAlb në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standartet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore, të cilën e marrim me shumë seriozitet.