HOQI DORË NGA MUZIKA/ Zbulohet çfarë ka ndodhur me Dj Vicky – AlpeGossip
HOQI DORË NGA MUZIKA/ Zbulohet çfarë ka ndodhur me Dj Vicky

HOQI DORË NGA MUZIKA/ Zbulohet çfarë ka ndodhur me Dj Vicky

Dj i njohur Vicky, që për vite me rradhë është pjesë e “Threedots” dhe është shfaqur në krah të artistëve të njohur si Flori Mumajesi, Bruno apo Klajdi Haruni, me datë 9 Gusht lajmëroi për një shkëputje nga industria muzikore. Ai bëri të ditur se ndihej i lodhur nga shëmtimi që po pësonte kjo industri nga dita në ditë.

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, shkruante Dj Vicky në një postim të bërë në Instagram.

Ditën e sotme Dj ishte i ftuar në emisionin e pasdites te Rudina dhe foli gjerë e gjatë për këtë largim dhe arsyet e tij. Në fakt Vicky u shpreh se ai nuk ka hequr dorë nga muzika, por thjesht ka hequr dorë nga monotonia që ka përfshirë industrinë. Ai e ndërpreu rrugëtimin e tij për ta vazhduar sërish më pas me prurje të reja. Dj njoftoi se me datë 31 Tetor do të sjellë diçka krejt të re, që përveç muzikës do të jetë e ndërlidhur dhe me një pasion tjetër të tij, dizajnin.

Vicky u shpreh se ka ndërmend t’i bëjë njerëzit të argëtohen vërtetë, të dinë t’ia kalojnë bukur me gjëra të reja sepse sipas tij thjesht e shkuara në club, duke dëgjuar muzikë deri në orët e vona të natës është bërë monotone. Ai përdori filmin e ‘Titanikut’ si krahasim, duke u shprehur se sado i bukur të jetë, nëse e sheh shumë herë vazhdimisht do të të dalë nga qejfi duke të bezdisur. Dj foli po ashtu dhe për lidhjen e tij me grupin ‘Threedots’ duke treguar se nuk do të largohet asnjëherë nga ata dhe që i konsideron familje.