PAS NDARJES NGA ADELE/ Ish-bashkëshorti i saj hidhet në krahët e gruas së tij të parë – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA ADELE/ Ish-bashkëshorti i saj hidhet në krahët e gruas së tij të parë

PAS NDARJES NGA ADELE/ Ish-bashkëshorti i saj hidhet në krahët e gruas së tij të parë

Pak ditë më parë në të gjitha mediat u shpërnda lajmi se Adele ishte ndarë nga bashkëshorti i saj. Së fundmi është mësuar se ish-partneri i saj, Simon, menjëherë pas ndarjes është hedhur në krahët e gruas së parë, Chary Collicutt. “The Sun” ka raportuar se ai ka kërkuar të lidhet sërish me Chary menjëherë pasi vendosi të jetonte i ndarë nga Adele.

Burime të “The Sun” kanë treguar se ish-bashkëshortja e tij ngeli e shokuar kur mori një mesazh urimi për ditëlindje prej Simon dhe që i kërkoi të pinin një kafe. Megjithatë ende nuk dihet nëse ata të dy kanë rinisur marrëdhënien pasi Chary tregohet shumë e rezervuar. Kujtojmë se Adele u njoh për herë të parë me bashkëshortin e saj në vitin 2011 dhe u martua në fshehtësi me të në 2016. Nga martesa e tyre erdhi në jetë edhe një djalë, Angelo, i cili sot është 6 vjeç.