Po je kafedashës, “të vijë turp” nëse nuk di këto 8 gjëra për të – AlpeGossip
Po je kafedashës, “të vijë turp” nëse nuk di këto 8 gjëra për të

Po je kafedashës, “të vijë turp” nëse nuk di këto 8 gjëra për të

 

Kafja juaj është më shumë se sa një zgjim i mëngjesit dhe një kurë. Në fakt, ka kohë specifike që janë optimale për t’u kënaqur me aromën e kafes.

Plus, a e dinit që i duhet vetëm 10 minuta që një filxhani të kryejë magjinë?

Këtu gjeni tetë fakte surprizuese që çdo person i varur pas kafeinës duhet të dijë.

1)Shumica e pijeve energjike nuk përmban më shumë kafeinë se sa një filxhan i madh kafeje.

Ato nuk kanë më shumë se 150 miligramë kafeinë.

 

2)Është shumë, shumë e lehtë që të bëheni të varur.

Edhe 100 miligramë kafeinë në ditë është e mjaftueshme për ta bërë një të rritur të varur. Është në thelb sa dy qese me çaj apo tre kanoçe me “Coca-Cola”. Nëse lini kafen në mënyrë të menjëhershme do të keni disa simptoma, përfshirë mungesën e energjisë, nervozizëm dhe dhimbje koke.

3)Kokrrat e kafesë nuk janë në të vërtetë kokrra.
2

Ato në fakt janë bërthama e frutit të kafesë.

 

4)Webcam-ra e parë u krijua për shkak të kafes.
3

Në vitin 1991 në Universitetin e Kembrixhit njerëzit ishin të mërzitur të përshkonin gjithë rrugën për në makinerinë e kafes për ta gjetur bosh. Kështu që ato krijuan një “webcam” për të parë nëse kishte kafe, që të njerëzit ta kontrollonin para se të shkonin. Kështu që në thelb, ju duhet të falënderoni kafen për Skype dhe FaceTime.

5)Kafja funksionon shpejt.
4

Duhen vetëm 10 minuta që të bëjë punën pas gllënjkës së parë.

 

6)Kafja funksionon më mirë nëse e pini mes orës 9.30 dhe 11.30.
7

Kjo për shkak se nivelet e kortizolit (hormonit që kontrollon orën e trupit tuaj) bien dhe kafeina bashkëvepron me kortizolit. Në qoftë se ju pini kafe shumë herët në mëngjes, kur kortizoli juaj është i lartë, ju do të ndërtoni një tolerancë që do të bëjë që t’ju duhet më shumë kafe për të marrë të njëjtin efekt.

7)Kafja është pija e preferuar e australianëve.

Ajo është pija që blihet më shumë në Australi me rreth 2.1 bilionë filxhanë në vit.

8)Ka një arsye pse kafja nuk shijon aq mirë sa nuhatet.

Kjo sepse, sipas shkencës, ju keni dy sense të nuhatjes: aroma që thithni nga mjedisi dhe aroma që vjen nga hunda në brendësi të gojës kur ju gëlltitni (që është 80 për qind e shijes).