13 pyetjet që duhet t’ia bëni njëri-tjetrit nëse jeni në lidhje për të kuptuar se….. – AlpeGossip
13 pyetjet që duhet t’ia bëni njëri-tjetrit nëse jeni në lidhje për të kuptuar se…..

13 pyetjet që duhet t’ia bëni njëri-tjetrit nëse jeni në lidhje për të kuptuar se…..

Ka disa pyetje që duhet t’ia bëni vetes dhe partnerit për të kuptuar më shumë, në lidhje me kush jeni dhe çfarë ka rëndësi për ju.

Uluni dhe parashtroni këto pyetje atij. Pasi t’ia bëni pyetjet ndjehuni të lirë t’i pyesni më shumë rreth ndjenjave dhe mendimeve mbi këtë temë. Pastaj është radha e partnerit tuaj që të ju pyes juve.

1.Nëse dikush ju pyet: “Cila është gjëja më e mrekullueshme në lidhje me partnerin tuaj”?, si do të përgjigjeni?

2.Cila është gjëja që të duket konfuze apo e vështirë për të kuptuar rreth meje?

3.Cila është ajo gjë e vogël që mund ta bëj në mënyrë të rregullt – që nuk e bëj rregullisht tani – që do të bëjë të ndjehesh i/e përkujdesur?

4.A ka ndonjë gjë që do dëshiroje ta bënim si çift e që nuk e praktikojmë tani, apo e bëjmë veçmas nga njëri-tjetri?

5.Në qoftë se ju mund të planifikoni vet ditën tuaj të përsosur, nga mëngjesi deri në mbrëmje, si do të dukej ajo ditë për ju?

6.Si ndjehesh kur të puth dhe ledhatoj në vende publike? Kur të them se të dua? Kur të komplimentoj para të tjerëve?

7.Në cilat vende dhe në çfarë mënyre do të dëshiroje që të prek unë ty? Dhe cilat janë vendet e padëshiruara për prekje të tilla?

8.Cila është ajo gjë që do dëshiroje që unë ta kuptoja apo ta pranoja?

9.Të lutem më trego një gjë që e bëj shpesh dhe të bën të ndjehesh i/ e dashur dhe i/e përkujdesur?

10.A ka diçka që me të vërtetë e dëshironi nga unë por akoma nuk ma ke kërkuar – ose unë nuk e kam kuptuar që ti e dëshironi?

11.A ka ndonjë gjë që unë mund të di ose të bëj për të mësuar rreth diçkaje?

 

12.A dëshironi të ju them dy gjëra që unë vlerësoj apo adhuroj për ty?

13.Sa shpesh do të dëshiroje që unë të të them ‘të dua’?