NUK PARASHIKOJNË TË ARDHMEN/ Këto janë 7 pyetjet që nuk duhet t’ja bëni kurrë fallxhores – AlpeGossip
NUK PARASHIKOJNË TË ARDHMEN/ Këto janë 7 pyetjet që nuk duhet t’ja bëni kurrë fallxhores

NUK PARASHIKOJNË TË ARDHMEN/ Këto janë 7 pyetjet që nuk duhet t’ja bëni kurrë fallxhores

Në një artikull të publikuar në Well + Good, dikush, që lexon letrat tarot, përpiloi një listë me shtatë pyetjet të cilat nuk duhet t’ja bëni kurrë fallxhores…ose të paktën dikujt që lexon letrat tarot. 1 – Pyetjet për të cilat thellë-thellë nuk doni të dini përgjigjet  Sado e çuditshme të duket, është mirë që kur lexoni letrat tarot të shmangni pyetjet, për të cilat nuk jeni gati të dëgjoni përgjigjet. Kjo për faktin e vetëm se përgjigjja mund t’ju “sjellë” disa mesazhe, për të cilat nuk jeni mjaftueshëm të gatshëm për t’i përballuar.

2 – Pyetjet që kanë përgjigje- Për disa persona, intuita nuk gabon kurrë. Ndonjëherë, njerëzit nuk dëgjojnë zërin e brendshëm, por priren të pyesin të tjerët. 3 – Kur do të vdisni-  Mund të jetë një karakteristikë e natyrës njerëzore që kërkon të dijë se kur do të vde së, por letrat tarot nuk mund t’ju tregojnë se kur do të vd isni. 4 – Pyetje për njerëzit e tjerë Nëse pyetja i referohet marrëdhënies tuaj dhe personit në fjalë, gjithçka është në rregull, por nëse pyetja lidhet me jetën personale të tij/saj, atëherë nuk duhet bërë.

5 – Pyetjet mjekësore- Letrat tarot nuk janë mjekë. Pra, pyetjet specifike mbi sëmundjet ose diagnozat e ndryshme duhet t’i bëni te mjekët specialistë. 6 – Pyetje të mbyllura (pra që kanë përgjigje “Po” ose “Jo”) -Letrat tarot, për ata që besojnë, janë një mënyrë e mirë për t’u orientuar në lidhje me çështje të rëndësishme si familja, karriera, suksesi etj., por nuk janë ato që bëjnë zgjedhjen përfundimtare. 7 – Pyetje për parashikimin e të ardhmes- Ndryshe nga çfarë mendohet, letrat tarot nuk janë tregues i së ardhmes. Ato konsiderohen si “pasqyrë e nënvetëdijes” që mbledh ndjenjat dhe përjetimet.