E njohim të gjithë si moderatoren e “Thumb” që nuk “ta përton” asnjëherë për ti thënë gjërat ashtu siç e mendon.
Bëhet fjalë për Aulona Mustën e cila nuk e shohim ndonjëherë të bëjë “pushim” në rrjete sociale.
Çdo ditë ndan momente nga jeta e saj e kësaj here publikoi një foto e shoqëruar nga një shkrim i cili nënkuptonte se ajo është e zonja vetes.
Por fansat filluan ta kritikonin për veshjen , duke i thënë se nuk ka aspak gusto dhe se të tjerët e ndjekin vetëm sepse është gallatë.
Mesa duket Aulona kësaj here nuk i ka dhënë përgjigjen “e merituar” ashtu siç bën zakonisht dhe ka vendosur të mos reagojë.