Kim Kardashian ndryshon drastikisht pamjen, fansat “e kryqëzojnë”: Turp të kesh! (FOTO) – AlpeGossip
Kim Kardashian ndryshon drastikisht pamjen, fansat “e kryqëzojnë”: Turp të kesh! (FOTO)

Kim Kardashian ndryshon drastikisht pamjen, fansat “e kryqëzojnë”: Turp të kesh! (FOTO)

Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në botën e shoWbizit dhe çdo “lëvizje” e saj tërheq vëmendjen. Kim Kardashian dhe Kanye West para pak ditësh u bënë prindër të një fëmije të tretë të lindur nga një nënë surrogate, e siç duket çdo gjë është “vaj” në jetën e çiftit në fjalë. Të paktën ishte deri tani, sepse së fundmi fansat i janë kundërvënë keq bukuroshes 37-vjeçare.

Ylli televiziv, po përballet me reagime të ashpra nga fansat e saj për shkak se ajo ka sjellë në trend një stil të ri flokësh. Kim ka postuar një video në Snapchat të dielën duke treguar stilin e ri të flokëve me gërsheta bjonde, dhe tha se është inspiruar nga aktorja e njohur e viteve ’80 “Bo Derek” e cila u paraqit me këtë pamje në filmin “10”.