Çfarë na mësojnë VIP-at shqiptarë për prindërimin? Nga Albëria deri tek Noizy (FOTO) - AlpeGossip
Çfarë na mësojnë VIP-at shqiptarë për prindërimin? Nga Albëria deri tek Noizy (FOTO)

Çfarë na mësojnë VIP-at shqiptarë për prindërimin? Nga Albëria deri tek Noizy (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi, ishte mbrëmë e ftuar në “Xing me Ermalin”. Përveç të tjerave ajo foli për herë të parë hapur për ndjarjen nga ish- bashkëshorti.

 

Adrola e cila tani është nënë e një djali 3- vjeçar, u martua rreth të njëzetave me ish- bashkëshortin e saj Adis Patushi. Tashmë modelja dhe Adisi janë ndarë. Adrola po vazhdon karrierën e saj në SHBA ndërsa Adisi vazhdon jetën e tij në Shqipëri.

Mbrëmë Adrola tregoi motivet e ndarjes dhe mardhënien aktuale të dy ish- bashkëshortëve.

“Nuk mund të them se ishte gabim martesa por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk është as faji im as faji i Adisit për ndarjen tonë është thjeshtë faji i situatës,” ka thënë modelja lidhur me këtë histori.

Pra mesa duket Adrola për ndarjen e saj dhe të ish- bashkëshortit ja adreson fajin moshës së re.

Në showbizz- in shqiptar kjo histori është dëgjuar edhe më parë.

 

Këtë histori më përpara e kemi dëgjuar edhe nga “mamaja single legjendare” këngëtarja Eli Fara. Kjo e fundit e kujton martesën e saj në moshë shumë të re si një periudhë të vëshirë në jetën e saj.

 

“Unë jam martuar shumë e re dhe jam bërë nënë kur isha vetë fëmijë. Më pas kur vajza ishte vetëm pak muajshe kam bërë anullimin e martesës. Ishte një martesë e dështuar. Mendoj se ka qenë një zgjidhje e mirë për të dyja ne,” është shprehuar këngëtarja për martesën e saj. Marrëdhënia e Elit me të bijën, Marinën është rasti tipik kur nënë e bijë duken si shoqe të njëra- tjetës.

Një tjetër grua e cila i shtohet listës së nënave të cilat u martuan në moshë të herët është edhe Albërie Hadergjonaj. Albëria u martua që në moshën 15- vjeçare me Mentor Hadergjonaj.

Nga kjo martesë ajo u bë nënë e dy vajzave, por pavarësisht kohëzgjatjes as martesa e Albëries nuk rezultoi e suksesshme. Pavarësisht kësaj këngëtarja u kujdes vetë për dy vajzat duke mos lënë mënjanë as karrierën.

Edhe Ema Andrea është ndër ato nëna të cilat ndajnë pak a shumë të njejtën histori. Ema e ka sjellë në jetë Sarën në moshën 23- vjeçare. As martesa e saj me ish- bashkëshortin nuk rezultoi e suksesshme.

“Kur u ndava nga bashkëshorti, e kam pyetur Sarën nëse ishte dakort që të iknim te jetonim tek mamaja ime. Nëse ajo do të më kishte thënë për një çast se donte të qëndronte me të atin do të isha kthyer,” ka treguar Ema Andrea në një intervistë lidhur me historinë e saj. Ema dhe e bija, Sara tashmë duken si dy motra dhe kjo është jë pamje të cilën nuk ta fal asgjë tjetër veçse të bërit nënë në moshë të re.

Kësaj liste nuk mund t’i shpëtonte as një burrë. Bëhet fjalë për Noizy-n i cili është bërë babai i Leandrës që në moshë fare të re dhe sidomos për një djalë. Reperi është bërë baba rreth moshës 22- vjeçare, kohë në të cilën me siguri duhet të ketë qenë djalë më “I keq” se tani.

Megjithëse gjërat nuk kanë shkuar në rrugën e duhur Noizy, duket se është shumë i lidhur e të bijën dhe këtë e ka treguar edhe në këngën që i ka kushtuar kësaj të fundit.

Edhe këngëtarja Fjolla Morina ndan të njejtën histori. Ajo është martuar në moshën 17- vjeçare, martesë nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e saj e parë. Tashmë Fjolla është ndarë nga ish- bashkëshorti dhe asnjëherë nuk ka dhënë shumë hollësi lidhur me prapaskenat e kësaj historie.

Duke përmendur personazhet e famshëm me rradhë sa vijnë e na kujtohen të tjerë. Një tjetër histori e këtillë është ajo e shkrimtares Besa Myftiu e cila solli në jetë vajzën e saj nga martesa me regjisorin Spiro Duni pa mbushur të njëzetat. Martesa e tyre përfundoi në divorc, por Besa dhe e bija Elina tashmë kanë pamjen e nënës dhe bijës që duken si motra.

E njetja gjë ndodh edhe me ish miss-in e njohur Ermiona Lekbello. Nga martesa në moshë të re ajo u bë nëna e një vajze të quajtur Elisa.

“ Unë e kam bërë vajzën në moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës.” Ka rrëfyer Ermiona.

Pra të gjithë këto raste ndarjesh dhe pridërimi në moshë të herët duket se janë treguesi perfekt faktit që martesat në moshë të herët janë shumë të vështira për të funksionuar. Në një moshë të herët njeriu nuk njeh veten mjaftueshëm mirë dhe sigurisht që nuk është i sigurtë në atë që kërkon. Por në rastet e mësipërme dhe sigurisht në të tjera raste si këto, gabimet e moshës kanë rezultuar fatsjellëse.