ËSHTË E MARTUAR/ Shokon këngëtarja e famshme: Ende më tërheqin femrat – AlpeGossip
ËSHTË E MARTUAR/ Shokon këngëtarja  e famshme: Ende më tërheqin femrat

ËSHTË E MARTUAR/ Shokon këngëtarja e famshme: Ende më tërheqin femrat

Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, e ka pranuar se është “ende e tërhequr seksualisht pas femrave”, edhe pse është e martuar me Liam Hemsworth.

Dhjetorin e vitit të kaluar, ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Liam. Lidhur me këtë, Miley është shprehur se njerëzit janë të “hutuar” nga martesa e saj “komplekse dhe moderne”.

“Mendoj se është shumë konfuze për njerëzit martesa ime. Por lidhja që unë kam është unike. Nuk e di nëse do të lejoj ndonjëherë që dikush të hyjë në marrëdhënien time, sepse është shumë komplekse, moderne, dhe diçka e re, të cilën nuk mendoj se njerëzit do të mund ta kuptojnë”, ka shtuar këngëtarja e famshme.

“Dua të them që, a mendojnë njerëzit vërtet se jam në shtëpi duke bërë darkën? Jam në një lidhje hetero, por ende jam tepër e tërhequr pas femrave”, ka vijuar më tej Cyrus.

“Kam marrë një vendim me partnerin. Përfundimisht nuk përshtatem dot me rolin e gruas stereotipike. As që më pëlqen ajo lloj bote”, ka përfunduar këngëtarja.