Vetulla e 21-vjeçares u kthye në fobi për Instagram-in: Shkatërroi normat e bukurisë – AlpeGossip
Vetulla e 21-vjeçares u kthye në fobi për Instagram-in: Shkatërroi normat e bukurisë

Vetulla e 21-vjeçares u kthye në fobi për Instagram-in: Shkatërroi normat e bukurisë

Kjo është Sophia Hadjipanteli, një modele 21-vjeçare e cila padashur leu vetullat e saj bjonde me ngjyrë të zezë, duke e shndërruar kështu në një monovetull.

Kaq u desh që gjithë ndjekësit që kishte në Instagram ta kryqëzonin duke i thënë se ka shkatërruar normat e bukurisë. Sigurisht , edhe ofendimet kanë qenë pafund, aq sa 21-vjeçarja nuk ia ka dalë të qëndrojë indiferente ndaj tyre.

“Kur njerëzit thonë është e shpifur, nuk i kuptoj. Çfarë ka të shpifur të kesh flokë në fytyrë apo kudo tjetër? Tani ju me shumë gjasa jeni në anën tjetër të botës dhe nuk do më shihni më kurrë në jetën tuaj. Unë doja shumë ti shtyja njerëzit të më shihnin me një vetull të bashkuar për të parë reagimet e tyre. Ata ende vazhdojnë të mendojnë se kjo është e çuditshme dhe unë duhet të ndryshoj. Por jo, u them atyre që jam shumë e bukur kështu.”- u përgjigj Sophia, e cila aktualisht studion për marketing.

 

Përveç monovetullës, ajo çfarë u kishte bërë përshtypje njerëzve ishtë këmbëngulja e vazjës dhe fakti që nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga vetulla e saj e famshme, të cilën e quan ‘Veronica’.

Burimi: The Independent