Adelina është bërë shumë aktive si në skenë ashtu edhe në rrjetet sociale kohët e fundit.
Është ndër këngëtaret e cila që nga fillimi i karrierës hyri në zemrat e publikut të gjerë dhe pavarësisht pauzës 9 vjeçare, u rikthye fuqishëm në skenë.
Një zonjë karizmatike e cila pavarësisht se u bë nënë, duket joshëse si çdoherë.
Pavarësisht obligimeve të shumta në karrierë, Adelina i kushton shumë kohë familjes, veçanërisht djalit të saj Uliksit.
E kësaj here shihet sa bukur e ka veshur bukuroshin e saj, ndërsa flokët e tij kaçurrela marrin gjithë vëmendjen.