Vdekja në moshë të re e reperit Nipsey Hussle ka tronditur mbarë botën. Reperi amerikan, Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje jashtë një dyqani të tij të rrobave.
Reperi shqiptar Gashi, i cili kishte bashkëpunuar me të për projektet muzikore, është shprehur i pikëlluar kur mori lajmin për vrasjen e reperit.
“Ti ishte reperi i parë që bëre projekt për mua. Më bëre gjithashtu të besoj se mund ta bëj këtë. Do të na mungosh përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera shqiptari.
Gashi këtyre fjalëve prekëse ia shtoi një fotografi bashkë me të ndjerin, për vdekjen e të cilit ndihet shumë i prekur.
Edhe Rihanna është tronditur nga vrasja e Nipsey’t, ajo ka publikuar në Instagram disa foto te tij duke shkruar se
“Kjo nuk ka kuptim! Shpirti im është tronditur nga kjo! E dashur Perëndi! Fryma e Tij le të prehet në paqe”, ka shkruar Rihanna përkrah fotove që ka publikuar.