RIKTHEHEN ”THE SHBLSH”/ Ermali, Juli dhe Genti bëhen bashkë pas 12 vitesh – AlpeGossip
RIKTHEHEN ”THE SHBLSH”/ Ermali, Juli dhe Genti bëhen bashkë pas 12 vitesh

RIKTHEHEN ”THE SHBLSH”/ Ermali, Juli dhe Genti bëhen bashkë pas 12 vitesh

Ditët e fundit ishte përfolur se grupi i famshëm i humorit “SHBLSH” do të rikthehen. Lajmi fillimisht u përhap me shpejtësi në portale, por sot është konfirmuar edhe nga Turjan Hysko, edhe nga Jul Deda. Ky i fundit ka postuar një foto me Ermalin dhe Gentin, të maskuar për rolet e tyre dhe jep lajmin e bukur: “SHBLSH rikthehen”.

Ndërsa Turi ka postuar një foto të grupit gjatë provave dhe shkruan se është shumë i lumtur që SHBLSH janë rikthyer bashkë në “Klanifornia”. “Sa i lumtur jam per kete moment! Serish bashke vetem ne Klanifornia!”, shkruan Turi.

Në datë 31 dhjetor do të jetë finalja e madhe e “Klanifornias” dhe që tani mezi po presim.