Nuk pritej! Elvana, J.Lo dhe Justin Bieber vijnë në një album (FOTO) – AlpeGossip
Nuk pritej! Elvana, J.Lo dhe Justin Bieber vijnë në një album (FOTO)

Nuk pritej! Elvana, J.Lo dhe Justin Bieber vijnë në një album (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë Elvana Gjata publikoi klipin e saj të ri ‘Off Guard’ në bashkëpunim me reperin e njohur ndërkombëtar Ty Dolla Sign.

Këngëtarja vazhdon bashkëpunimin me producentin Poo Bear i cili së fundmi ka përfshirë këngëatren shqiptare në albumin e tij të fundit. Quhet Poo Bear Presents: Bearthday Music dhe pritet të dalë në treg rreth 27 prillit.

Do të jetë një album mjaft i veçantë pasi në të këndojnë emra të njohur si Justin Bieber, J.Lo, J.Balvin, Zara Larson, Ty Dolla Sign etj. Dhe Elvana do të jetë krah tyre.

Bashkëpunimi i Poo Bear me Elvanën quhet “Shade” dhe është e pamundur të dëgjohet paraprakisht, pa dalë albumi.

 

Lajmin e bëri të ditur vetë Gjata përmes një postimi ku shkruan.

“Kisha kaq shumë kohë që e mbaja për vete, sa isha gati të shpërtheja! S’mund të isha më e lumtur dhe më e bekuar që jam pjesë e albumit tënd unik! Faleminderit për gjithë muzikën që më dhe dhe për gjithë ç’ke bërë për mua. Urime Poo Bear.”