“Do të çoj me pushime”/ Moderatori shqiptar GJUAN gazetaren në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
“Do të çoj me pushime”/ Moderatori shqiptar GJUAN gazetaren në mes të emisionit (VIDEO)

“Do të çoj me pushime”/ Moderatori shqiptar GJUAN gazetaren në mes të emisionit (VIDEO)

inalja e “Kupës së Botës” është një nga ngjarjet më të shumë pritura për publikun dhe personazhet e njohura të ekranit. Së fundmi moderatori i njohur i emisionit ‘Fiks Fare’ Dorian Ramaliu, ka qenë pjesë e një intervistë me gazetaren e ‘Report Tv’ Valbona Mhilli.I ndodhur në sheshin ‘Skënderbej’ duke ndjekur ndeshjen, Doriani është ndaluar nga gazetarja dhe është pyetur se me kë skuadër është në finale.

Moderatori i ka treguar se është me Francën dhe se madje ka hedhur dhe skedin për fitoren e saj. Gazetarja e ka pyetur se nëse do ti ndanin lekët bashkë nëse fitonte dhe ai e ftoi me pushime në Santorini, duke i thënë se është shumë simpatike.

“Franca do shkojë se s’bën në finale. 2 me 1 rezultati final, e kam të fituar. Kam luajtur 100 euro skedin.”, thotë Doriani.

“Nëse fiton do i ndajmë bashkë?”, e pyet gazetarja.

“Pse jo shumë simpatike je. 100 euro për 400 euro, 200 euro janë të tuat ose do vish me mua në Greqi. Do shkojmë bashkë me pushime në Greqi, në Santorini”, thotë ai duke qeshur.