NË SHTËPINË E AMIT DHE ERMALIT/ Ja si e kanë transformuar për “Halloween” (FOTO) – AlpeGossip
NË SHTËPINË E AMIT DHE ERMALIT/ Ja si e kanë transformuar për “Halloween” (FOTO)

NË SHTËPINË E AMIT DHE ERMALIT/ Ja si e kanë transformuar për “Halloween” (FOTO)

Vitet e fundit në Shqipëri duket se po i kushtohet më shumë vëmendje festës së ‘Halloween’-it. Këto ditë kemi parë shumë personazhe të maskuar në mënyra të ndryshme për të përcjellë “frikë”, ashtu siç i ka hije kësaj feste.

Duke qenë se në Shqipëri është ende një trend, shumë rrallë ndodh të shikojmë shtëpi të dekoruara posaçërisht për ‘Halloween’. Megjithatë ka dhe nga ata që i dedikohen edhe shtëpisë në këtë ditë. Amarda Toska është një prej tyre.

Rreth oborrit të shtëpisë, Ami ka vendosur disa kunguj të mëdhenj, që simbolizojnë më së miri këtë festë. Duke qenë se për fëmijët është një ndër festat më argëtuese, me siguri Ami dhe Ermali duhet ta kenë bërë këtë ndryshim më së shumti për Joelin dhe Sian e vogël.