J i talentuar Martin Garrix në bashkëpunim me Khalid sollën projektin e tyre të fundit me titull “Ocean”. Kënga është një baladë e përzemërt, që i këndon dashurisë, ku për hir të saj ja vlen të bësh shumë sakrifica.
Flet për një vajzë e cila duket pak në dyshime për këtë histori dashurie dhe tregohet e ftohtë, dhe siç e thonë dhe artistët, ka vendosur një oqean për të mos qenë bashkë. Mirëpo djali nuk dorëzohet dhe ja bën të qartë që do bëjë gjithçka për të fituar zemrën e saj.
Pikërisht këtu fillojnë dyshimet…duke qenë se Garrix është përfolur për një lidhje me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, mos vallë kjo këngë është një dedikim për të?