Amarda Toska është padyshim një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Moderatorja ka festuar sot ditëlindjen dhe për ata që se dinë, Ami ka mbushur 39 vjeç.
Këtë ditë ajo e ka nisur mjaft bukur pasi është surprizuar nga stafi i saj dhe dhuratat që i kanë bërë ata në mëngjes.
Ami ka ndarë në ‘InstaStory’ një video ku duken tollumbacet e mëdha me urimin ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe letrat e bardha me mesazhe për këtë ditë speciale për të.
“Surprizat e ëmbla nga stafi. Ju dua”, ka shkruar Amarda krah videos.
Në këtë ditë kaq të veçantë për Amin, nuk kishte si të mungonte urimi i aktorit të njohur të humorit dhe njëkohësisht bashkëshortit të saj, Ermal Mamaqit.
Ai ka publikuar në Instagram një video me moderatoren ku duken shumë të lumtur bashkë teksa festojë ditëlindjen e moderatores. Këtë video ai e ka shoqëruar me dedikimin më të bukur që dikush mund t’i bëjë njeriut të zemrës.
“Njeriu i vetëm që i lejoj të më kontrollojë humorin, lumturinë, jetën…
Gëzuar dashuri. Sa më shumë rritesh ti, aq më shumë kuptoj që do bëhem një plak mistrec, që do më fshehësh librat, purot dhe konjakun se do të duash të shohim filma bashkë”, ka shkruar Ermali.