“OPINION ËSHTË TË JAPËSH…”/ Tea i përgjigjet thumbave të Meridian Ramçajt (FOTOT) – AlpeGossip
“OPINION ËSHTË TË JAPËSH…”/ Tea i përgjigjet thumbave të Meridian Ramçajt (FOTOT)

“OPINION ËSHTË TË JAPËSH…”/ Tea i përgjigjet thumbave të Meridian Ramçajt (FOTOT)

Tea dhe Bearti janë padyshim çifti më i përfolur i momentit në showbiz. Pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik, në media dhe në rrjet kanë qarkulluar thashetheme të shumta për ta.

Së fundmi, mësohet nga autorja e programit, Olsa Muhameti se çiftin do ta shohim në ekran këtë të dielë në “Për’puthen Prime”.

Reagimet për këtë lajm kanë qenë të shumta, ku vihet re edhe ai i opinionistit, Meridian Ramaçaj.

“Pështy-lëpij, lëpij-pështy, pështy-lëpij dhe lëpij-pështy. Të dielë të mbarë”, ka shkruan Meridiani në InstaStory referuar lajmit se Tean dhe Beartin do ta shohim në program.

Duket se atij nuk i ka dalë inadi me kaq dhe ka postuar sërish:

“Të dile si ato puthjet Europiane thojmë na në Shkodër”, ka shtuar opinionisti.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Teas, e cila ka postuar në InstaStory një sekuencë debati mes Arjan Ikonomit dhe Meridianit në një puntatë të kaluar të “Për’puthen Prime” në lidhje me temën se çfarë është opinioni duke ironizuar në një farë mënyre vetë rolin që ka Meridiani në program.

Ajo ka përzgjedhur një citim të Arjan Konomit, i cili hidhte poshtë atë që po thoshte Meridiani.

“Opinioni është të japësh opinion ndaj një situate që ti shikon”, ka shkruar Tea në InstaStory duke e shoqëruar me një ‘emoji’ duartrokitje për atë që tha Konomi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Meridianit, i cili ka postuar në InstaStory videon që ka përzgjedhur Tea së bashku me citimin e Arjan Konomit. Krahas kësaj videoje, Meridiani ka shkruar:

“Po pra Tea Trifoni fiks! Opinioni im ishte që ti kurrë nuk ishe çift me Andin e nuk më duket se gabova as këtu as tek hithra. Presioni zien dhe groshën jo më ty”, ka thënë Meridiani.