NGA NJOHJA ME ISH-MISSIN DERI TEK EKSPERIENCA NË “DWTS”/ Rrëfehet për herë të parë Arbër Çepani – AlpeGossip
NGA NJOHJA ME ISH-MISSIN DERI TEK EKSPERIENCA NË “DWTS”/ Rrëfehet për herë të parë Arbër Çepani

NGA NJOHJA ME ISH-MISSIN DERI TEK EKSPERIENCA NË “DWTS”/ Rrëfehet për herë të parë Arbër Çepani

Ish- fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani ka folur për herë të parë në një intervistë televizive së bashku me partneren e tij.

Teksa ishin të ftuar në “Goca dhe gra”, Arbri rrëfeu se si èshtë njohur me ish- Missin e Shqipërisë.

“Në emisionin që unë prezantoja për tre vite, sa ika unë erdhi në regji Arnita”,– tha me shaka ish-fituesi.

Arbri, i cili është dhe një ndër konkurrentët e “Dancing With the Stars”, foli për eksperiencën e tij në spektaklin e kërcimit dhe u shpreh se e e konsideron një angazhim të madh por shumë të bukur.

“DWTS fillimisht nuk e merr me aq seriozisht, se sa e merr që ditën e parë që shkel në këtë lloj emisioni, që është si emision i një artilerie të rëndë, për shkak të impenjimit shpirtëror, fizik. Që në momentin e parë që ti futesh, duhet patjetër ta çosh gjënë deri në fund. Është diçka që të merr kohë, por është një kohë shumë cilësore”- tregoi ai.

Sakaq, partnerës së biznesmenit iu drejtua dhe pyetja se si po e shikon këtë rrugëtim të ri të Arbrit.

“Unë kam punuar në produksione të mëdha. Një produksion kërcimi e kam bërë për gjashtë vite. Ia njoh të gjitha dinamikat. Kur Arbrit i erdhi propozimi, i thanë vetëm një orë në ditë do merret me prova. I thashë një orë në ditë ta harrosh. Unë jam e mendimit që secili vendimet duhet t’i marrë vetë, të tjerët mbetet ta mbështesin. Arbri e kishte vërtetë shumë dëshirë dhe kam përshtypjen duket (qesh)”, thotë ish-Miss Shqipëria.

“Nuk do t’i vija notë. Mund të veçoj performarcën që deri tani më ka pëlqyer më shumë, ishte samba, që kishte ardhur shumë bukur në skenë, koloriti, kërcimi, raporti i tyre ishte shumë i bukur. Këtë mund ta veçoj si këngën”– përfundoi ajo.