ME FLOKË TË SHKURTËR DHE PAK GRIM/ Ja si dukej Kim Kardashian në klasën e nëntë – AlpeGossip
ME FLOKË TË SHKURTËR DHE PAK GRIM/ Ja si dukej Kim Kardashian në klasën e nëntë

ME FLOKË TË SHKURTËR DHE PAK GRIM/ Ja si dukej Kim Kardashian në klasën e nëntë

 

Nëse po mendoni se Kim Kardashian kërkon t’i fshijë nga interneti fotot e saj të bëra vite më parë, gaboheni!

Ylli i familjes Kardashian  ndan shpesh në rrjetet sociale foto të viteve më parë, në mënyrë që njerëzit të vënë re ndryshimet e saj.

Së fundmi, 39-vjeçarja ka publikuar një foto nga klasa e nëntë dhe që në atë kohë dukej një yll.

Në foto, Kim shfaqet me flokë të shkurtër dhe grim minimalist, i cili i nxjerr në pah tiparet e fytyrës.

Me sa duket, Kim nuk e ka aspak problem të tregojë fotot e saj dhe në një intervistë të dhënë disa muaj më parë ka treguar se ato janë kujtime dhe i përkasin jetës së saj.

Kim tani është nënë e katër fëmijëve dhe shpesh akuzohet për operacione plastike.

Pasi të shihni këtë foto, dallimin bëjeni vetë!