SI NJË “BARBIE”! Marina Vjollca zgjedh sërish të kuqen, ja look-u për mbremjen e së shtunës – AlpeGossip
SI NJË “BARBIE”! Marina Vjollca zgjedh sërish të kuqen, ja look-u për mbremjen e së shtunës

SI NJË “BARBIE”! Marina Vjollca zgjedh sërish të kuqen, ja look-u për mbremjen e së shtunës

Moderatoret e ekranit shqiptar karakterizohen nga stili unik dhe paraqitja e tyre në emision e kudo ku shfaqen. Marina Vjollca është një nga më të kuruarat dhe me një pamje të veçantë në ekran.

Look-u i mbrëmjes së sotme në “Klanifornia” është një fustan që vjen në formën e një xhakete deri në bel dhe i lëshuar nga poshtë. Rripi në mes e tregon edhe më elegante Marinën, si dhe ngjyra e veçantë që ka zgjedhur, një ndërthurje e rozës me të kuqen dhe pak esencë portokallie e bëjnë të duket si një barbie.

Modelin e flokëve kësaj here ka vendosur që të jetë i thjeshtë dhe shumë elegant njëkohësisht. Të mbledhura bisht, duke i treguar kështu gjithë tiparet e kuruara të fyrtyrës. ALPEgossip.al