NORA RRI NË HESHTJE/ Por fotot e saj “flasin” më shumë seç duhet – AlpeGossip
NORA RRI NË HESHTJE/ Por fotot e saj “flasin” më shumë seç duhet

NORA RRI NË HESHTJE/ Por fotot e saj “flasin” më shumë seç duhet

Nora Istrefi njihet për natyrën e saj të tërhequr dhe është një ndër artistet e qeta të showbizit që nuk preferon të komentoj apo të bëj deklarata të bujshme mediatike.

Ndonëse prej muajsh rrjeti zjen për divorcin e saj nga muzikanti Robert Berisha, ylli i ‘Ana” jo vetëm që nuk ka pasur asnjë reagim në rrjetet sociale, por ka zgjedhur të jetë aktive e të ‘flas’ në formën e saj.

Një sesion i ri fotografik, na tregon një atë anë të Norës, të një këngëtareje seksi e me forma tashmë të konfirmuara ‘bombastike’, si për të vërtetuar edhe njëherë ‘titullin’ e merituar nga publiku si një ndër femrat më seksi në radhën e VIP-ave shqiptarë.

E veshur me një body bezhë me dantellë, të kombinuar me xhaketë e pantallona xhins, apo edhe me jumpsuit-in që e bënë të duket si një panterë e zezë, Nora ka tërhequr qindra komplimente e mijëra pëlqime me fotot e fundit.