Këngëtarja e hiteve “Afër meje”, “Në përvjetor”, “Si atëherë”, Adelina Emini është aksidentuar sot me makinë në kufirin Kosovë-Maqedoni, siç raporton gazeta “Express”.
Në fotografinë e publikuar nga “Express”, Adelina shihet duke komunikuar me policët në vendngjarje.
Vetë Adelina lidhur me ngjarjen nuk ka shkruar asgjë në rrjete sociale, duke i lënë fansat të shqetësuar, mirëpo siç njofton “Express” këngëtarja nuk ka pësuar asnjë lëndim për fat të mirë.
Adelina përveçse këngëtare e suksesshme, punon edhe në departamentin e marketingut në RTK.