Këto janë 5 raste kur partneret e të famshmëve shqiptarë u bënë më VIP se i dashuri (FOTO) – AlpeGossip
Këto janë 5 raste kur partneret e të famshmëve shqiptarë u bënë më VIP se i dashuri (FOTO)

Këto janë 5 raste kur partneret e të famshmëve shqiptarë u bënë më VIP se i dashuri (FOTO)

Këto janë vajzat e showbiz-it shqiptar të cilave fillimisht media u referohej si “e dashura e filanit”. Por tani, ato kanë vendin e tyre në media dhe shumë më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

1.Dua Lipa dhe Ledri Vula

Ndoshta shumë prej jush nuk e mbajnë mend, por dikur në 2013-ën, Dua Lipa u bë e njohur nëpër mediat shqiptare si “e dashura modele e reperit Ledri Vula”. Ndonëse nuk u konfirmua kurrë prej tyre, fotot bashkë tregojnë se diçka ka patur, dhe sipas burimeve të afërta ishte një lidhje që zgjati shumë pak. Tani, pavarësisht se Ledri mbetet ndër reperët dhe artistët më të suksesshëm të muzikës komerciale shqiptare, Dua po shijon famën ndërkombëtare dhe ka ndjekës nga e gjithë bota.

Klaudia Pepa dhe Albi Nako

Klaudia ka qenë gjithmonë ndër balerinat më të spikatura të trupës së baletit të TV Klan, por përpara “Amici-t”, ishte martesa e bujshme televizive me koreografin e njohur Albi Nako në 2013-ën, që e nxori në të gjitha mediat e showbiz-it në vend. Megjithatë, pjesëmarrja e suksesshme tek “Amici” në 2015-ën bëri që Klaudia të tejkalonte kufijtë lokalë, duke u kthyer në një prej kërcimtareve më të kërkuara, të hapte një akademi kërcimi me emrin e saj në Milano, të kthehej në një fashionista me mbi 500 mijë ndjekës në Instagram dhe së fundmi, të shfaqet edhe si moderatore e një emisioni në platformën “Sky”.

Oriola Marashi dhe Anaid Kaloti

Anaidi, fituesi i “Big Brother 6”, nuk po shihet më nëpër media. Ndërkaq ish-e dashura e tij, modelja Oriola Marashi, është bërë pjesë e showbiz-it si një prej më të kërkuarave të momentit, së fundmi edhe si vajza e videoklipit të artistit britanik “Jonas Blue”, “Mama”, që u xhirua në Dhërmi.

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha

Sinani mund të jetë ndër këngëtarët më të njohur të muzikës pop-folk, por mediat kanë më shumë përzemër bashkëshorten e tij, 26-vjeçaren Andrra Destani (gjithmonë nëse nuk bëhet fjalë për sherrin me Seldin). Që kur doli në skenë si “gruaja e ardhshme e Sinan Hoxhës”, edhe publiku u familjarizua shpejt me brunen me fytyrë të ëmbël, dhe tani ajo ka 2-fishin e ndjekësve të Sinanit në Instagram. Del shpesh në lajme për postimet me të birin, Ansin, por së fundmi Andrra ishte pjesë e sfilatës së “Geraldina Sposa-s”, si një nga nuset VIP.

Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi

Kush s’i mban mend hitet e Shpatit në vitet ‘2000? “Axhamiun” s’e linin fansat të kalonte kur dilte në rrugë. Shpati pati një periudhë shkëputjeje nga muzika dhe kur u kthye, njerëzit kishin filluar të pëlqenin të tjera gjëra (edhe pse “Vallen Kosovare” e djegim mundësisht edhe nëpër party indie rock). Ndërkaq, në skenë doli Afërdita, modelja shtatlartë që publikoi edhe ca këngë që, edhe pse nuk u bënë hite, shërbyen për ta mbajtur gjallë në showbiz. Pastaj dolën fotot e Afërditës me DiCaprio-n, pastaj u nda me Shpatin dhe vazhdoi karrierën showbiz-istike me një akuzë të rëndë nga reperi Agon Amiga, se Afërdita e kishte ndarë nga gruaja. Megjithëse edhe Afërdita tani s’po duket më, tek-tuk vijon të përflitet për ndërhyrje apo për marrëdhënien me hokejistin çek, Jakup Kindl.