SHUMA MARRAMENDËSE/ Ja sa kushton unaza me diamant që i dhuroi burri Angela Martinit – AlpeGossip
SHUMA MARRAMENDËSE/ Ja sa kushton unaza me diamant që i dhuroi burri Angela Martinit

SHUMA MARRAMENDËSE/ Ja sa kushton unaza me diamant që i dhuroi burri Angela Martinit

Prej disa kohësh, modelja shqiptare Angela Martini po jeton në Shtetet e Bashkuara me bashkëshortin e saj, biznesmenin Dragos Savulescu.

Angela publikon herë pas here në Instagram jetën e lumtur me partnerin, ku tregon se është tepër e dashuruar me të. Së fundmi, modelja publikoi në Instastory një video ku tregonte për ndjekësit super dhuratën që Dragos i kishte bërë asaj.

Angela u shfaq teksa mbante në dorë një unazë me gur të madh diamanti, çmimin e të cilës e ka zbuluar vëllai i saj, Blerti Çeprati.

“Unaza e Angelës është blerë në firmën më të njohur në Zvicër, nga një familje çifutësh. Unaza ka vlerën 420 mijë franga”- është shprehur ai.