PRAKTIKA E LASHTË JAPONEZE/ Njihni veten dhe të tjerët rreth jush përmes formës së thonjve - AlpeGossip
PRAKTIKA E LASHTË JAPONEZE/ Njihni veten dhe të tjerët rreth jush përmes formës së thonjve

PRAKTIKA E LASHTË JAPONEZE/ Njihni veten dhe të tjerët rreth jush përmes formës së thonjve

Imagjinoni një kuiz të personalitetit bazuar vetëm në formën e thonjve të dikujt. Epo, ekziston dhe është një gjë mëse e zakonshme në Japoni.  Besohet se thonjtë tregojnë shumë për një person. Në thelb, forma e thonjve të dikujt tregon një aspekt të personalitetit të këtij  individi. Pasi të vendosni cila është forma e thonjve, lexoni diçka për karakterin tuaj, që ndoshta nuk e keni ditur më parë.

1. Njerëzit me thonjtë e gjerë dhe të sheshtë besohet të jenë analitikë dhe me logjikë të ftohtë. Ata mendojnë para se të flasin dhe shpesh njerëzit u drejtohen për këshilla. Ata gjithashtu mund të kenë instinkte të forta dhe përshtypja e tyre e parë për njerëzit apo dukuritë e ndryshme, nuk gabon kurrë. Për shkak se njerëzit me këtë model thonjsh kanë tendencë të jenë të kujdesshëm, ata njihen si të zotë në fushën e krijimtarisë.  Vendosin komoditetin  para të bukurës dhe priren t’u japin një zgjidhje praktike problemeve.

2. Ata që kanë thonj katrorë kanë tendencën të jenë me këmbë në tokë dhe njerëz punëtorë. Këta njerëz nuk marrin përgjegjësi lehtë dhe janë liderë të lindur. Shpesh ata e gjejnë veten të përfshirë në detyra të rëndësishme sepse të tjerët thjesht u besojnë gjëra të mëdha. Megjithatë, ata gjithashtu dinë si të relaksohen dhe të zbaviten.

3. Ata me thonjtë e shkurtër dhe të rrumbullakët janë shpesh njerëz me karakter të fortë, kreativë e paksa dramatikë (pra e bëjnë qimen pra). Ata rrezatojnë energji pozitive, janë tepër besnikë dhe protektivë ndaj njerëzve të dashur. Këta njerëz i duan sfidat dhe aventurat. Ata janë të guximshëm dhe të patrembur dhe kurrë nuk do të tërhiqen pasi t’i  kenë vendosur një qëllim vetes.

4. Nëse kjo është forma e thonje tuaj, atëherë na vjen keq t’ju themi se jeni një person zevzek. Megjithatë jeni gjithashtu të ndjeshëm dhe të vëmendshëm. Kur thonë diçka, ata e mendojnë me të vërtetë dhe priren të tregohen të hapur ! Edhe pse nga jashtë mund të duken të qetë apo sipërfaqësorë, këtë njerëz janë të mençur dhe fjala u zë vend.

5.  Ata me thonjtë që duken si trekëndësh janë shpesh njerëz të guximshëm dhe të vendosur. Ata gjithmonë e dinë se çfarë duan.  Ata janë kokëfortë dhe mund të “ndizen” si zjarr kur dikush i cenon interesat. Ata e dinë se çfarë duan dhe nuk kanë frikë të pyesin ose thjesht ta marrin atë. Ata duan t’i mendojnë gjërat para se të marrin përsipër një detyrë, por megjithatë janë aq të zotë, sa punojnë zgjuar shpejt dhe rezultati është pothuajse gjithmonë fantastik.

6.  Ata me thonjtë e gjatë drejtkëndësh kanë tendencë të jenë të shoqërueshëm. Ata duan të mësojnë gjëra të reja dhe të takojnë njerëz të rinj (çdo gjë që zgjeron dijet e tyre). Këta njerëz janë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për punë. Gjithçka shqyrtohet nga çdo kënd i mundshëm, dhe gjithmonë përpiqen të bëjnë gjënë e duhur. Këta njerëz janë shumë të përpiktë, të detajuar dhe konsiderojnë edhe aspektet më të vogla të një problemi ose projekti.

7.  Njerëzit me thonj ovale dhe të gjatë janë krijues dhe e marrin frymëzimin nga bota jashtë tyre. Ata janë të lidhur me tokën, kanë imagjinatë të zhvilluar dhe janë më të lumtur kur janë të rrethuar nga e bukura. Janë  njerëz të butë dhe të qetë, por kanë tendencën të mbajnë shumë “mbi shpatulla”dhe të ndihmojnë njerëzit, shumë më shumë nga sa munden.

8. Jeni njerëz gazmor dhe gjithçka që bëni e shndërroni në argëtim. Urreni të bini në rutinë dhe gjallëria është kryefjala e ditëve tuaja. Nuk jeni njerëz të zakonshëm, ndaj mos prisni që njerëzit t’ju trajtojnë si të tillë. Jeni 100% energji dhe kush ju ka pranë munden të marrin sado pak nga pozitiviteti juaj. Megjithatë jeni pak gjaknxehtë dhe jo rrallë herë duket të kafshoni gjuhën për 10 sekonda para se të flisni.