PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Bukuroshet shqiptare që ”hoqën takat”, dhe vrapuan drejt atyre që kishin nevojë! – AlpeGossip
PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Bukuroshet shqiptare që ”hoqën takat”, dhe vrapuan drejt atyre që kishin nevojë!

PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Bukuroshet shqiptare që ”hoqën takat”, dhe vrapuan drejt atyre që kishin nevojë!

Në orët e pra të mëngjesit të 26 nëntorit, një tërmet 6.4 ballë tronditi Shqipërinë dhe pasojat e tij rezultuan në 51 viktima.

Pas lajmeve të tmerrshme e të dhimbshme në të gdhirë të atij mëngjesi kur të gjithë kuptuam se kishte shumë të dëmtuar, pjesa më e madhe e Shqiptarëve dhe jo vetëm u ngritën për t’iu gjendur pranë e për ti lehtësuar dhimbejn të gjithë atyre qytetarëve që përveç humbjes materiale kishin patur dhe familjarë viktima.

Në mesin e njerëzve që nuk u lodhën duke kontribuuar ndodhen dhe vajzat bukuroshe të ekranit shqiptar. Ato të cilat ”hoqën takat” dhe iu futen punës për të qenë solidare së bashku me të tjerët.

Bukuroshet Oriola Marashi dhe Beatrix Ramosaj bashkuan fuqitë e tyre dhe përveç ndihmave që ishin të gatshme të ofronin, ato dolën vetë personalisht në terren për t’iu gjendur sa më afër atyre që kishin nevojë.

Të ngarkuara duke blerë e transportuar ndihma të ndyshme drejt atyre që kishin nevojë, Oriola dhe Beatrixi na vërtetuan dhe njëherë shembullin që çdokush duhe të ndjekë.

Atë të solidaritetit dhe humanizmit! /AlpeGossip.al