DUHET TI DINI/ Disa këshilla si të mbrohemi nga “skifterët” kur nuk ndodhemi në shtëpi – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Disa këshilla si të mbrohemi nga “skifterët” kur nuk ndodhemi në shtëpi

DUHET TI DINI/ Disa këshilla si të mbrohemi nga “skifterët” kur nuk ndodhemi në shtëpi

Shpeshherë frika nga hajdutët se mund të na vjedhin shtëpinë, dhe meraku për ta lënë këtë të fundit vetën penalizon jo pak herë planet tonë.

Jo vetëm kur planifikojmë pushimet, por dhe në rastet kur jemi përballë një fatkeqësie natyrore siç janë tërmetet ose përmbytjet meraku për t’u larguar është mjaft i lartë. Më poshtë ju vijmë në ndihmë me disa këshilla dhe mënyra të thjeshta se si mund ta mbani shtëpinë tuaj të sigurt dhe në rastet kur ju nuk ndodheni në shtëpi.

Hapi i parë, është të siguroheni që të mbyllni mirë shtëpinë, sa herë që dilni. Edhe në rast se po largoheni për një periudhë të shkurtër.

Së dyti, përpiquni të mbani hapësirën në derën tuaj të jashtme sa më të pastër, çka do të thotë, eliminimin e pemëve apo shkurreve të cilat mund të krijojnë hapësira në të cilën hajdutët mund të fshihen.

Së treti, tregohuni të kujdesshëm me reklamimin e produkteve që keni në shtëpi. Në rast se keni blerë një televizor të shtrenjtë, apo çdo produkt tjetër, përpiquni t’i fusni ato në shtëpi kur rruga në lagjen tuaj të jetë bosh. Në rastin më të mirë, nxirreni produktin e ri që keni blerë nga kutia për të evituar ekspozimin e tepërt, i cili mund të rezultojë i dëmshëm.

Padyshim, që një mënyrë tjetër mjaft efikase është dhe instalimi i një sistem alarmi. Sistemet e sigurisë dhe qentë janë edhe penguesit kryesorë të hajdutëve. Dhe në rastet kur ju nuk keni një qen në shtëpi, vendosni dukshëm në oborrin tuaj një tabelë  ‘Kujdes nga qeni’. Ndërkaq, investoni në një derë të fortë të përparme.

Një mënyrë tjetër, e cila mund t’ju ndihmojë të evitoni rrezikun nga hajdutët, është të njihni fqinjët tuaj. Kjo, mund të duket një element aspak i rëndësishëm, por rezulton krejt e kundërta pasi ata mund të mbajnë një sy tek gjërat tuaja kur ju jeni larg.

Së fundmi, shpërndani gjërat e vlefshme. Mbani sende me vlerë në të gjithë shtëpinë në vende të pazakonta. Dollapët e dhomës së gjumit dhe sirtarët e tavolinave janë vendet e para që synohen nga hajdutët. Gjithashtu, mos harroni të kopjoni të dhënat tuaja, dhe çdo informacion të rëndësishëm në një USB ose hard disk me dhe mos i mbani ato të fshehura në kompjuterin tuaj.