Mbrëmjen e sotme, në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” ishte e ftuar ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndër të tjera u pyet edhe përsa i përket familjes.
Njëri prej fëmijë e preku aty ku, (siç vetë Topalli tha) është pika e saj e dobët. A mërziteshin fëmijët kur mama Jozefina ishte në punë apo shpesh i duhej të qëndronte edhe më gjatë?
Topalli tregoi se si që të vegjël, fëmijët i mërziste fakti që e ëma mund të mos ishte me ta në një pjesë të mirë të ditës. Po kështu, ish- deputetja rrëfeu se të gjithë këtë situatë e mendon shpesh dhe u bëri thirrje prindërve të qëndrojnë sa më gjatë me fëmijët, t’i përkëdhelin, t’i mbajnë në krahë pasi koha kalon shpejt dhe më e keqja, s’e kthen dot mbrapsht!