DASHURI SI NËPËR FILMA/ Keisi ndan momentet e veçanta me Stresin (FOTO) – AlpeGossip
DASHURI SI NËPËR FILMA/ Keisi ndan momentet e veçanta me Stresin (FOTO)

DASHURI SI NËPËR FILMA/ Keisi ndan momentet e veçanta me Stresin (FOTO)

Reperi Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, dashuria e të cilëve ka marrë vëmendjen e publikut dhe gjithçka e re prej tyre pritet me kuriozitet të madh.

Megjithëse prej muajsh po qëndrojnë larg, Keisi e kujton shpesh partnerin e saj në rrjetin social Instagram, ku publikon foto me të e i dedikon fjalët më të ëmbla të dashurisë.

Pak më parë, Keisi ka publikuar një moment romantik me reperin, me të cilin shfaqet duke u puthur, teksa në sfond është peizazhi i detit pas perëndimit.

“As nuk kam nevojë të shikoj “The notebook” apo “Titanic”, shkruan Keisi krahas postimit, duke treguar se dashuria e tyre është tamam si ajo e filmave.