“PO MARR FRYMË, NËN…”/ Elvana Gjata bëhet aktive në rrjetet sociale. Ja ku po kalon pushimet këngëtarja (FOTOT) – AlpeGossip
“PO MARR FRYMË, NËN…”/ Elvana Gjata bëhet aktive në rrjetet sociale. Ja ku po kalon pushimet këngëtarja (FOTOT)

“PO MARR FRYMË, NËN…”/ Elvana Gjata bëhet aktive në rrjetet sociale. Ja ku po kalon pushimet këngëtarja (FOTOT)

Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, u ka munguar fansave të saj të shumtë gjatë kësaj vere. Përveçse nuk solli asnjë projekt muzikor, ajo gjithashtu për dy muaj u shkëput edhe nga rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë, Elvana u rikthye në “Instagram” duke postuar foto e video të disa viteve më parë në “Instastory”. Gjithashtu këngëtarja i bëri edhe një dedikim mikut të saj, stilistit të njohur Valdrin Sahiti.

Por një ditë më parë ajo bëri postimin e radhës. Elvana ka postuar një video në “Instagram”, ku shihet duke notuar në det dhe nga sa na la të kuptojmë ndodhet në jug të Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Po marr frymë…nën ujë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente. Nuk e dimë nëse ky rikthim i saj në rrjetet sociale përkon edhe me rikthimin në muzikë, por diçka e themi me siguri: fansave u ka munguar shumë.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 6 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.