SHKAKU ERANDA? Irma Libohova refuzon Festivalin e RTSH. Sherri mes dy artisteve, çfarë ndodhi këtë herë – AlpeGossip
SHKAKU ERANDA? Irma Libohova refuzon Festivalin e RTSH. Sherri mes dy artisteve, çfarë ndodhi këtë herë

SHKAKU ERANDA? Irma Libohova refuzon Festivalin e RTSH. Sherri mes dy artisteve, çfarë ndodhi këtë herë

Ne Festivalin e 61-te në skenë u ngjitën emra të njohur Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka apo Redon Makashi që risollën këngët e tyre në duet me konkurrentët aktual. Por ajo që të gjithë po prisnim, nuk ndodhi

E kemi fjalën për motrat Libohova, që refuzuan të pajtohen, qoftë edhe në skenë.  Evi Reçi këndoi këngën e motrave Libohova, “Të kërkoj në ëndërrime”, por pa motrat Libohova. Evi u ngjit në skenë me Rosela Gjylbegun. Ndonëse Eranda Libohova nuk mungoi në këtë Festival, pasi ajo u ngjit në skenë, ku shoqëroi Fabi në këngën e saj “Kthehu për vehte për mua”. Kështu ka qenë pikërisht Irma, ajo e cila ka refuzuar të ngjitet në skenë së bashku për të interpretuar një nga këngët e tyre më ikonike. Ndërkohë që po në atë skenë, artistja ishte vetëm pak muaj më parë si konkurrente tek “Kënga Magjike”. Por duket se ftesën për në Festivalin e 61-të të RTSH ajo e ka refuzuar vetëm për të mos u përballur me të motrën, me të cilën prej vitesh nuk flet.  Arbana nuk e kaloi këtë moment pa theksuar.  “Unë do doja të përshëndes Irma Libohovën nga ekrani që me siguri po na ndjek tani. Shpresoj që këtë këngë ta dëgjojmë edhe njëherë tjetër nga motrat Libohova. Vërtet.”, shprehet Arbana Marrëdhënia e Irma dhe Eranda Libohovës është ndër më të komentuarat në publik. Dy motrat që ndër vite kanë qenë edhe bashkëpunëtore të afërta, sot nuk flasin më. Arsyet e këtij konflikti mes të dyjave nuk dihet, por fakt është që këngëtaret, ndonëse motra nuk kanë asnjë komunikim me njëra-tjetrën.

E duket se ato edhe në festat, eventet ku shkojnë së bashku zgjedhin mos të kenë asnjë kontakt mes tyre. Edhe pse në një festë familjare, ato jo vetëm që nuk kanë folur, por edhe në foto kanë dalë të ndara. Ditëlindja e mbesës është festuar nga motrat Libohova, por veç fotove me njerëz të njëjtë dhe vend të njëjtë, Irma dhe Eranda as nuk kanë pranuar të fotografohen së bashku. Mungesa e Irmës u vu re fillimisht edhe tek ditëlindja e Erandës.  Artistja festoi 53-vjetorin me miqtë e saj më të afërt, ku Irma mungoi. Teksa e ka festuar në një ambient me natyrë, ku duket gjithashtu se ia ka kaluar goxha mirë me të pranishmit, vihet re mungesa e motrës së saj, Irmës. Këngëtarja ka postuar në InstaStory foto dhe video të kapura gjatë festës por Irmën nuk e shohim gjëkundi. Irma ka postuar një video në profilin e saj ku shihet se është në plazh duke shijuar detin. Ndonëse u përfol se marrëdhënia e tyre mund të ishte rregulluar paska, duket se dy motrat nuk e kanë gjetur ende rrugën për tu pajtuar.

 

Kjo pasi, Eranda ripostoi një post të një prej fansave të tyre, i cili krahas një fotoje të shumë viteve më parë të dy motrave duke kënduar shkruan: “Gjithmonë do ju duam. Jemi rritur me juve. Sa me mall ju dëgjojmë.” Libohova përpos që e ka ndarë në Instagramin e saj, krahas ka falënderuar përkrahësin me një zemër të kuqe. Rikujtojmë se dy artistet prej kohësh përfliten se nuk kanë një raport të mirë më njëra – tjetrën. Kjo u vu re nga fakti se ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’ dhe madje dyshimet u shtuan më së shumti kur Eranda Libohova u dekoruar me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’, në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës. Madje para disa vitesh në një tjetër intervistë ajo deklaroi se me motrën e saj nuk flet për jetën e saj private dhe se shprehet më lirshëm me një mikeshën e saj më të ngushtë. “Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private.

Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,” ka treguar këngëtarja. Kujtojmë se ato janë parë veç e veç edhe në evente të ndryshme muzikore ku dhe kanë qenë të ftuara. Shpesh në rrjetet e tyre sociale, ato edhe ngacmohen në komentet për këtë raport të ngrirë, por deri më sot as Irma dhe as Eranda nuk ka pranuar të flasim për shkaqet e sherrit mes tyre.