ALBINA KLEMENDI NË EUROSONG/ Reagon ashpër dirigjenti i Elsa Lilës: Injoranca mbizotëroi mbi kulturën – AlpeGossip
ALBINA KLEMENDI NË EUROSONG/ Reagon ashpër dirigjenti i Elsa Lilës: Injoranca mbizotëroi mbi kulturën

ALBINA KLEMENDI NË EUROSONG/ Reagon ashpër dirigjenti i Elsa Lilës: Injoranca mbizotëroi mbi kulturën

Duket se jo vetëm Elsa Lila është e pakënaqur nga çmimi i marrë, por edhe bashkëpunëtorët e saj.

Këtë herë pas miqve dhe të njohurve të saj ka reaguar edhe dirigjenti që e shoqëroi në skenë. Me akuza të forta, Enrico Melozzi.  “Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi. Duket se pakënaqësitë e dirigjentit lidhen me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë, kënduar nga Albina Kelmendi dhe familja e saj.

Prej ditësh, Enrico Melozzi ka publikuar foto dhe video nga Tirana ku dhe gjendej për Festivalin e RTSH. Ai e ka shoqëruar Elsën në këngën e saj “Evita”, duke pasur pritshmëri edhe më të larta rreth këtij produksioni. Duket se edhe vetë artistja është zhgënjyer nga vendimi i publikut për të çuar në Eurosong Albinën dhe jo atë. Megjithatë artistja mundi të rrëmbente vendin e parë në këtë festival.