”MOS MA MERR”/ Vip-et që i kënduan “tjetrës” dhe dy fjalë për vetëbesimin e femrave (VIDEO) – AlpeGossip
”MOS MA MERR”/ Vip-et që i kënduan “tjetrës” dhe dy fjalë për vetëbesimin e femrave (VIDEO)

”MOS MA MERR”/ Vip-et që i kënduan “tjetrës” dhe dy fjalë për vetëbesimin e femrave (VIDEO)

Pak ditë më parë, Nora Istrefi së bashku me Gjikon publikuan këngën ”Anna” e cila flet për një vajzë tjetër, pra një të tretë që futet mes një çifti duke joshur mashkullin.

Gjatë gjithë këngës Nora përshkruan bukurinë e ”Annës” dhe i lutet asaj që mos t’i marri dashurinë e jetës. Pra sipas Norës, vajza tjetër me bukurinë e hijeshinë që ka, mund të ketë çdo njeri, përfshirë këtu dhe mashkullin e Norës.

Në disa vargje, Nora shprehet:

Ajo esht e bukur
Ajo eshte e mire
Trupi saj nuk ka koment
Buzt e saj si karamel 

E pasi ka përshkruar bukurinë e ”së tretës”, ajo kthehet për t’iu lutur që mos t’ia marrë të dashurin sepse nuk është e drejtë.

”O Anna o no no Anna
Dashnin tem ti mos e merr
E di qe munesh po so fair ”

Një këngë me të njejtin kuptim, 1 vit më parë e ka kënduar dhe Era Rusi në festivalin e ”Këngës Magjike”. Kënga quhet ”Mos ma merr” dhe kuptimi është i njejti, sërisht një vajzë tjetër e cila përpiqet ti marrë Erës të dashurin nga duart.

Edhe Era, njësoj si Nora në këngë përshkruan bukurinë magjepsëse të vajzës duke thënë:

Ajo, një femër e rrallë do ta doja dhe une po të isha djalë Ajo, me flokun presh të zi nga dreqin erdhe ti, je një përrallë Ajo, me plot delikatese mmm me prekje zvarrë të tërheq Ajo, vemendjen ta grabit jo ç’do kush e kapërdin

Sigurisht, njejtë si ”skenari” i mësipërm, më pas Era nis ti kërkojë vajzës së panjohur (që në këtë rast nuk quhet as Anna dhe as Jolene) që të mos ja marrë njeriun që ka përkrah.

Ajo i drejtohet: E ti mos ma merr të lutem mos ma merr Çdo njeri ti e pushton ja ve gishtin t’dashuron por unë tjetër s’mund të kem. E ti mos ma merr të lutem mos ma merr me shpirtin zhveshur para teje në ke Zot, tek unë ti ktheje ti ktheje, tek unë ti ktheje.

Duhet të themi se pavarësisht se këngët janë të bukura dhe njerëzit i pëlqejnë, mesazhi që përcillet është më i fortë se thjesht një melodi e bukur.

Fare qartë në tekst mund të kuptojmë mungesën e vetbesimit që femrat kanë ditët e sotme. Duke i drejtuar një këngë, një vajze të tretë që të dashurin mund t’ia marrë vetëm se është e bukur, Nora dhe Era na japin shembullin konkret të femrave të cilat ditët e sotme, pasiguria i detyron të ndihen të friksuara dhe të ”kërcënuara” nga prania e një të trete.

Gjithashtu iu kujtojmë se të dyja këngët mund të jenë bazuar nga hiti i famsshëm ”Jolene” i Dolly Parton e cila njejt si këngëtaret tona, i këndon një të trete që ishte shumë e bukur dhe mund të arrinte të bënte për vete çdo mashkull, përfshirë këtu dhe bashkshortin e saj.

Por, duhet të sqarojmë diçka, ndryshimi mes Dolly Parton dhe Norës e Erës, qëndron në faktin që Dolly, një grua e pjekur, i këndon një vajze në moshë shumë më të re se ajo, ndërsa Nora dhe Era ia kushtojnë vajzave që janë në moshën e tyre çka na bënë të dalim në mendimin se frika që dikush njësoj e bukur dhe e re si ato mund tu marrë të dashurin, është e madhe.

Ndoshta ka ardhur momenti, që femrat mos të bien më pre e frikës dhe e vendimeve të të tjerëve për jetën e tyre. Fakti që ato i kërkojnë të tretës mos t’ia marrë e t’ia kthejë atë që mund ti ketë marrë, tregon se vajzat nuk kanë fuqi të vendosin vetë për jetën e lumturinë e tyre, por prej pasigurisë ia lënë në dorë ”mëshirës” së vajzës në mes. /AlpeGossip.al