Gazetarja shumë e komentuar në media dhe që shpeshherë është në qendër të vëmendjes me thumbimet që i bën VIP-ave, Dasara Karaiskaj prej disa ditësh ka nisur pushimet.
Dasara ndodhet në jug të Shqipërisë me familjen e saj dhe nga atje ka postuar foto ku shfaqet duke pozuar në breg të detit me rrobabanjo. Gazetarja duket në super formë dhe ka marrë shumë komplimenta nga ndjekësit.
Dasara ka zbuluar gjithashtu se pushimet po i kalon në ishullin e Sazanit dhe shkruan se fotot nuk kanë nevojë për filtra.