PAS PROBLEMEVE/ Publikohet pasuria marramendëse e Loredanës (FOTO) – AlpeGossip
PAS PROBLEMEVE/ Publikohet pasuria marramendëse e Loredanës (FOTO)

PAS PROBLEMEVE/ Publikohet pasuria marramendëse e Loredanës (FOTO)

Reperja shqiptare, Loredana, është padyshim personazhi më i komentuar i ditëve të fundit. Akuzat e fundit, por edhe jeta luksoze e këngëtares ka marrë vëmendjen e mediave të huaja dhe shqiptare. Thuhet se ajo  ka marrë 700.000 franga çiftit zviceran, mirëpo së fundmi media zvicerane ‘Blick.ch’ ka bërë një përllogaritje të fitimeve që këngëtarja merr nga muzika.

Sipas tyre, burimet reale të të ardhurave të 23-vjeçares është padyshim muzika. Këngët e saj janë kthyer në hite në Shqipëri, Zvicër dhe Gjermani dhe janë dëgjuar plot 145 milionë herë vetëm në Spotify, një gjë që asnjë nga këngëtarët e tjerë zviceran nuk e ka arritur.

‘Blick’ tregon se pas transmetimit të këngëve në këtë platformë artisti merr 0.0004 franga për çdo klikim. Duke u bazuar në këto të dhëna sipas tyre, Loredana ka fituar rreth 580.000 franga në vitet e fundit. Përveç kësaj, ajo fiton edhe nga platformat e tjera si Apple Music dhe Tidal.

Po ashtu këngëtarja shqiptare ka 1.3 milion ndjekës në Instagram dhe sipas Fabian Plüss nga agjencia e influencuesve “Kingfluencers” këngëtarja për shkak të imazhit të keq nuk fiton aq sa influencuesit e tjerë.

“Jo vetëm për shkak të imazhit të keq të vajzës, por edhe për shkak se ndjekësit e saj janë të shpërndarë ndërkombëtarisht. Influencues të tjerë me numër të ngjashëm të ndjekësve mund të marrin shuma deri në 10.000 franga në raste të jashtëzakonshme. Ajo ndoshta merr 2.000 për një postim në Instagram”, shtoi ai.

Ndër të tjera edhe Youtube është një burim kryesor i të ardhurave për artistët. Loredana ka shumë klikime në këtë platformë dhe vetëm kënga e saj “Sunglasses”, është shikuar 45 milionë herë. Në këtë platformë fitohen rreth 0.1 cent për klikim. Pra, ajo mund të kishte fituar mbi 150.000 franga. Se sa e lartë është kjo shumë, varet edhe nga kontrata që ka me labelin e saj.

‘Blick’ shkruan gjithashtu se reperja fiton edhe nga koncertet dhe daljet e saj në clube, por edhe nga festivali “Open Air Frauend” në të cilin nuk dihet nëse do të marrë sërish pjesë për shkak të problemeve të fundit.