“DISA COPËZA…”/ Tea ribashkohet me Beartin? Poston videon që i bëri lëmsh të gjithë – AlpeGossip
“DISA COPËZA…”/ Tea ribashkohet me Beartin? Poston videon që i bëri lëmsh të gjithë

“DISA COPËZA…”/ Tea ribashkohet me Beartin? Poston videon që i bëri lëmsh të gjithë

Që në momentin që u përfol se janë në një lidhje dashurie, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi, u kthyen menjëherë në një nga çiftet më të përfolura në rrjetet sociale.

Ata u lidhën pas njohjes dhe zhvillimit të disa takimeve në “Për’puthen” por vendosën ta mbanin të fshehtë. E teksa shprehnin dashurinë e madhe nëpër media e rrjetet sociale, erdhi lajmi se ata i kishin dhënë fund kësaj romance.

Së fundmi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe moderatorja e “Goca dhe Gra”, ka publikuar një video në llogarinë e saj në “Instagram”, në të cilën ka përmbledhur të gjitha kujtimet e vitit që lamë pas.

“Disa copeza te jetes time per vitin qe po leme pas. Le te shpresojme per nje me te mire! “My bittersweet 2021””, shkruan Tea bashkëngjitur me videon në fjalë.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ka qenë pikërisht përfshirja në postim e videos shumë të përfolur. Bëhet fjalë pikërisht për momentin në mes të borës, që i bëri të gjithë ndjekësit të kuptonin lidhjen e saj me Beartin.

Ky detaj ka habitur të gjithë dhe komente të shumta kanë aluduar për një rikthim mes çiftit duke i drejtuar vazhdimisht pyetje lidhur me një ribashkim, ndërkohë që Tea ende nuk ka reaguar.

VIDEO